Çamët presin me protestë vizitën e Kotzias

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka nisur sot në Tiranë një vizitë dyditore. Por ai është pritur me protesta nga shoqata “Çamëria”, para Ministrisë së Jashtme.

Kryetari i Shoqatës, Abaz Hado, tha se “ne e mirëpresim Kotzias, por e vërteta duhet të dalë”.

Teksa para ministrisë së Jashtme, vihet re një prani e shtuar e forcave të policisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm janë edhe deputetët e PDIU, Shpetim Idrizi, Mesila Doda dhe Tahir Muhedini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit kanë bllokuar dy trotuaret e rrugës dhe trotuaret në krah të MPJ dhe në krah të lumit Lana.

“Çamëri nëna jonë na prit”, “Hiqni ligjin e luftës”, janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit.

Një ditë më parë, ka patur edhe një reagim të shoqatës “Çamëria”.

“Ministria e Jashtme Greke vijoi me qëndrimin absurd se çështja çame nuk ekziston. Nesër, në orën 8:30 të mblidhemi përpara Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me moton “Unë jam shqiptar i Çamërisë, unë ekzistoj”, gjatë takimit mes ministrave të Jashtëm te dy vendeve!”, deklaroi shoqata.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?