Çamët rrisin pazarin: Koalicion me ata që na japin 5 bashki

PDIU ka mandatuar sot kryetarin Shpëtim Idrizi për të nisur negociatat me dy partitë e mëdha për koalicionin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Ndërsa Idrizi ka qenë më i prerë në fjalën e tij, duke thënë se PDIU nuk është shtojcë e asnjë partie tjetër, deputeti Tahir Muhedini  ka qenë më konkret në kërkesat e kësaj partie.

“Ne kërkojmë 5 qarqe. Tani me negociatat që do të bëjë kryetari i partisë, ndoshta problemet që i kemi ne dhe interesat e programit tonë i plotëson PD, nuk kemi pse lëvizim nga PD. Nëse i plotëson PS interesat e programit tonë ne negociojmë me PS, nuk ka asnjë problem. Deri në këto momente ne jemi të hapur me çdo forcë politike për të arritur qëllimet e programit tonë”,- tha Muhedini

Deri më tani është përfolur që PDIU kërkon të nxjerrë kandidatët e saj në bashkitë: Peqin, Rrogozhinë dhe Konispol. Nuk dihen se cilat janë dy njësitë e tjera, të cilat Idrizi do ua kërkojë PD-së dhe PS-së gjatë negociatave.

SHKARKO APP