Cani për serverin e tatimeve: Kam bindjen se ka vjedhje
Debate në Komisionin Hetimor për Serverin e Tatimeve ku po dëgjohet dhe fjala e ish ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.
Debatet kanë qenë mes Canit dhe deputetit demokrat Arben Ristani.
Ish-kreu i Financave tha se kishte pasur informacione nga Drejtoria e Tatimeve se ishin bërë ndërhyrje në sistem.
Madje është shprehur se ka bindje se ka vjedhje dhe i sugjeron ministrit të ri të nisë sërish auditin pas mbylljes së hetimit.
Pjesë nga debati
Cani: Kisha sinjalizimi nga Drejtoria e Tatimeve se janë bërë ndërhyrje në sistem. Kam zbatuar pikë për pikë rregullat që përcakton ligji për auditin në gjitha procedurat.
Ristani: Kush e bëri shortin e listës së audituesve?
Cani: Listën e bëri këshilltari im, Panajot Gjiknuri.
Ristani: Pse morët ekspertë të jashtëm, ishte bazuar në ligj?
Cani: Po! Këtë të drejtë ma jepte neni 17 i ligjit për auditimin, dhe ne morëm ekspertë të jashtëm pasi ministria nuk ka të specializuar për këtë çështje. Kam bindjen se ka vjedhje. I sugjeroj ministrit të ri të nisë sërish auditin pas mbylljes së hetimit.
Ristani: Auditi, përfundimisht ke vepruar pa ligj dhe pa procedurë.
Cani: Pse ka shqetësim për grupin e auditimit, kur konstatohen ndërhyrje. Zgjodha praktikën për të sqaruar urgjentisht situatën me risk të lartë. Opozita po i jep mbrojtje politike vjedhjes.
Ristani: Audituesit që dërguat, morën të dhënat dhe u larguan. Jam i qartë, keni vepruar pa ligj./Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

