CDU-CSU thirrje për Gjykatën Kushtetuese, Gjosha: Më 2 mars në shesh për Shqipërinë europiane

Qëndrimin e fortë të Kryekëshilltarit për Politikën e Jashtme të CDU-CSU, mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e sheh si thirrje ndaj mazhorancës që sipas saj, ka minuar shtetin e së drejtës. Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja e LSI-së, thotë se ”Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar është beteja për demokracinë”.

Postimi i plotë

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme të CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, ka bërë dje disa deklarata të forta mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese, rëndësinë për të mos luajtur me integritetin e saj, si dhe lidhjen e ngushtë të Kushtetueses me celjen e negociatave të Shqipërisë.

Deklaratë kjo që duhet lexuar me kujdes nga mazhoranca, e cila në çdo moment ka minuar shtetin e së drejtës, institucionet e saj, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor.

Janë pikërisht momente të tilla që e mbajnë Shqipërinë pezull në procesin e saj të integrimit europian, e mbajnë larg standarteve dhe shuajnë shpresën te brezat e rinj!

Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar….është beteja për demokracinë!

Në 2 Mars ne duhet të bëhemi bashkë për fëmijët tanë, bashkë për Shqipërinë europiane!

SHKARKO APP