Çekia kërkon heqjen e vizave për Shqipërinë? Rama: Nuk ka gjasa, sado që opozita e rublave…
Nisur nga shtimi dhe kalimet e paligjshme të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, dhe jo vetëm, bën që Presidenca çeke e Bashkimit Europian të propozojë ndalimin e lëvizjes së lirë në rajon si mënyrë për ti vënë fre emigracionit të parregullt.
Kryeministri Edi Rama, teksa thotë se një gjë e tillë nuk ka gjasë të ndodhi, por akuzon opozitën, duke shkruan në një postim në Twitter se ”vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”.
Ky qëndrim vjen pas reagimit të PD-së dhe Partisë së Lirisë, të cilat bënë fakt të kryer që Çekia e cila mban radhën e Presidencës së BE-së, ka kërkuar që të vihen viza për Shqipërinë dhe Serbinë. Sa i takon këtij lajmi që ka qarkulluar në disa media, por nuk ka asnjë reagim zyrtar nga BE-ja.
Postimi i plotë
Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë. #RublaÇorba.
Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba
— Edi Rama (@ediramaal) October 18, 2022