Çekia mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë

Ministrja Gjosha: Rekomandimi pozitiv shtysë për të gjitha reformat shtetndërtuese të Shqipërisë

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti sot në një takim delegacionin nga Parlamenti çek, i kryesuar nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme, Karel Schwarzenberg.

Ministrja Gjosha, shprehu falënderimet në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen që Çekia i ka dhënë Shqipërisë me procesin e integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Gjosha, vlerësoi vizitën e delegacionit çek në këtë moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, vetëm pak ditë përpara publikimit të raportit nga Komisioni Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne shpresojmë në një raport pozitiv dhe vlerësojmë ndihmën e vendeve anëtare për çdo hap që hedhim me procesin e integrimit. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi, jemi të bindur se marrja e një rekomandimi pozitiv do të ishte për ne një shtysë e madhe për të zbatuar jo vetëm reformën në drejtësi por të gjitha reformat shtetndërtuese”, tha Ministrja Gjosha.

Z. Karel Schwarzenberg, u shpreh se Çekia do të mbështesë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë

pjesë e Europës, jo vetëm se kjo u shërben këtyre vendeve, por edhe sepse integrimi i tyre i shërben vetë Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?