Çelet fushata për zgjedhjet e 24 shtatorit, Meta: Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të hënë ka marrë pjesë në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit. Meta ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, teksa tha se Kukësi nuk ka nevojë për “fasadat e korrupsionit të Edi Ramës”, por për drejtues të përkushtuar.

“Të vjen keq që rruga e Kombit pavarësisht se ka shërbyer për kombin tonë, për fat të keq nuk i ka shërbyer sa duhet bashkisë së Kukësit. Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për një drejtues të përkushtuar që bashkëpunon me komunitetin dhe ekspertët në gjithë fushat.

Kukësi është kampion për emigracionin fatkeqësisht, por qeveria ka zbrazur edhe xhepat e qytetarëve dhe paratë që sjellin emigrantët përmes luhatjeve të kursit.

Prodhuesit dhe eksportuesit tanë po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë së Edi Ramës. Me votën tuaj keni mundësinë për të dënuar 14 majin e tjetërsimit të votave, por njëkohësisht t’i jepni shpresë fëmijëve tuaj dhe të rinjve të Kukësit”, u shpreh ai.

SHKARKO APP