Çelet konkursi për stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Rama: Do t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë hapur konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës.
Kreu i qeverisë shkruan në një postim në Facebook, se këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh.
”U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit, Korçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”,-shkruan Rama.