Çelet Zyra e re e Punës, Rama: Sot kemi 10 zyra punësimi

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në çeljen e Zyrës së Punës në Laç.

Kreu i qeverisë është shprehur se sot ne kemi gjithsej 10 zyra punësimi të shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe ky zinxhirë do të shtihet në veri dhe në 61 bashkitë e reja.

Sipas Ramës, këto zyra punësimi do të jenë pikë takimi punëkërkues­ punëdhënës.

Të pranishëm në çeljen e kësaj zyre ishin dhe ministri i Punëve Sociale, Erion Veliaj dhe kreu i Bizneseve të Bankës, Bregasi.

Ministri Veliaj thekson se fokusi për 2015 do të jetë në zonën e veriut. Sipas ministrit Beteja për rritjen e punësimit do të ulë informalitetin dhe sipërmarrësi do të shfrytëzojë fondin e punësimit.

SHKARKO APP