Celibashi flet për votimin elektronik: Rikonfirmoj sigurinë dhe fshehtësinë e votës, rezultati del për 30 minuta

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka qenë paraditen e sotme në Kashar, ku ka kryer testime në lidhje me votimin elektronik, që në zgjedhjet e 14 majit do të aplikohet në 3 bashki: Elbasan, Vorë dhe Kamëz.

“Kemi pasur disa ankensa të përcjella në KQZ në lidhje me shqetësimin për votën.

Jam këtu për t’ju garantuar, se është e sigurtë 100%, që nuk mund të ndërhyhet në pajisjen e votimit elektronik. Nuk mund të identifikohet vota.

Ne synojmë që brenda 30 minutave, te kemi shpalljen e rezultateve paraprake për 3 bashki.

Ky është një projekt pilot nga ana e jonë, por nga ajo që vlerësojmë të gjitha procedurat përfundojnë për 30 minuta.

Në disa zona dalja e rezultateve mund të vonohet pak, për shkak të lidhjes me internetin” tha Celibashi.

SHKARKO APP