Celibashi, kritika bashkive: Ka vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve. Merrni masa!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka tërhequr vëmendjen bashkive lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Njoftim për bashkitë nga KQZ:
Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.
Nga monitorimi i bërë nga KQZ:
– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.
– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.
– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.
Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.
Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:
Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?