Celibashi për “25 prillin”: Palët të kuptojnë që zgjedhjet do të kenë një humbës
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një intervistë me gazetarin e ABC, Endri Xhafo foli për situatën aktuale politike në Shqipëri, procesin e zgjedhjeve si edhe ndikimin që pritet të ketë pandemia në këto zgjedhje.
Gjithashtu ai tha se përdorimi i teknologjisë, është një veprim i mirëmenduar dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të tregojnë se sa efektivë ka qenë përdorimi i saj.
Po ashtu ai foli edhe për zgjedhjen e tij në krye të KQZ, ku mori edhe 106 vota. Ai u shpreh se kandidaturat ishte dinjitoze dhe vlerësoi faktin që iu besua një ky pozicion në këtë garë.
“Në njëfarë mënyrë është vënë re se profesionistët po kërkojnë të marrin angazhimet e tyre. Besoj që secila kandidaturë ishte dinjitoze dhe e përshtatshme për të qenë në këtë pozicion. Në këtë garë u futa me profilin tim profesional dhe atë çfarë përfaqësoj si individ. Përzgjedhja ime ishte vetëm një përzgjedhje, nuk dua ta fsheh që një raport shoqëror më i ngushtë më mazhorancën aktuale mund ta ketë paracaktuar këtë përzgjedhje”, tha ai.
Gjatë intervistës ai tha se konfliktualiteti politik pothuajse është i njëjtë edhe në ditët e sotme.
“Nuk e gjej shumë të justifikuar situatën aktuale të debatit politik. Për fat të keq kjo qëndron, mendoj që është momenti që palët ta shikojnë më të relaksuar këtë garë sepse secila duhet ta mësojë veten që do të ketë një të humbur”, tha Celibashi.
Sa i përket procesit zgjedhor Celibashi tha se KQZ sot është krejtësisht ndryshe dhe se ka një ushtrim të kompetencave respektive të Komisonerit dhe Rregullatorit.
“Kodi Zgjedhor ndikon në cilësi më të mëdha dhe koha është kundër nesh, në lidhje me mundësinë e përgatitjes për procesin zgjedhor. Administrata ka ndryshuar, njerëzit kanë ndryshuar shumë pak ka ngelur nga administrata kur unë kam qenë drejtues. Jemi ende në procesin e plotësimit të administratës”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ka pasur interes të rikthehen personat që kanë punuar dikur?
Celibashi: Ndonjë interesim sporadik, sot ata që janë anëtar të administrata ka statusin e nëpunësit.
Pyetje: Kjo është një sfidë më e madhe apo një ndër sfidat me të cilat po përballeni?
Celibashi: Dua ta veçoj sepse në raport me kohën kërkon një angazhim më të shtuar. Ne po ashtu synojmë të fusim teknologjinë në identifikim dhe votim.
Pyetje: Besoni se do të kemi një reduktim në maksimum për votim të dyfishtë, nëpërmjet identifikimit elektronik?
Celibashi: Nuk e them dot këtë për momentin, dua të mendoj që kush ka vendosur të implementohet të përdoret teknologjia ka menduar mirë. Pas zgjedhjeve do ta them nëse ishte apo jo mirë.
Pyetje: Konsideratat ekonomike hyjnë në llogarinë e KZQ?
Celibashi: Këtë çështje me paratë e shpenzuara dhe asaj çfarë kërkojmë nga këto para të shpenzuara. Unë qëndroj për një standard zgjedhjesh. Do të duhet ndoshta të bëjmë edhe sakrifica dhe se deri ku shkojnë këto sakrifica këtë nuk di ta them.
25 milion është ndoshta katër ose 5-fishi i zhvillimit të zgjedhjeve normale. Ne për zgjedhjet kemi një kosto shumë të ulët. Kodi ka përcaktuar shumë qartë rregullat që kanë të bëjnë me nxjerrjen e rezultatit, nëse do të zbatohet kështu sikurse është shkruar në letër.
Po ashtu ai komentoi edhe letrën e dërguar nga sekretari i PD, Gazment Bardhi, për të cilën u shpreh se nuk konsideron si presion, por si një marrëdhënie normale ndërmjet institucionit përgjegjës dhe një subjekti politik kryesor për të marrë pjesë në zgjedhje.
Celibashi u ndal edhe tek situata e pandemisë, për të cilën theksoi se sipas tij do të ndikojë edhe në përgatitjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ende nuk dihet se si do të zhvillohet.
Pyetje: A rrezikohet procesi zgjedhor nga pandemia?
Celibashi: Gjithashtu ai theksoi se do të duhet të bëhet një përshtatje, ndërsa bëri me dije se mbetet për tu parë dhe se për këtë çështje po zhvillohet diskutime me ndërkombëtarët./abcnews.al/