Celibashi për votën e emigrantëve: Partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani!

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dhënë sot një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Celibashi tha se partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Sipas kreut të KQZ-së duhet që urdhri i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet menjëherë.

Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin“,- tha Celibashi.

SHKARKO APP