Celibashi: Shumica e kryebashkiakëve do të rikandidojnë më 14 maj

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi deklaroi ditën e sotme se duhet të përmirësohet ligji për financimin e partive politike.

Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, do të kenë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët aktualisht janë në detyrë dhe do të garojnë në zgjedhje. Është shumë e rëndësishme që të kuptojnë se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes së funksionit të tyre si kryetar bashkie dhe veprimet të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Ne do punojmë ngushtë me partitë politike, me shoqërinë civile dhe me faktorë të tjerë. Në një moment të dytë, KQZ do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje dhe kjo jo vetëm për rastin e kryetarëve në detyrë që do garojnë, por për institucionet dhe zyrtarët publikë të cilët në një mënyrë ose tjetër do të jenë të përfshirë në situatë zgjedhore“, tha Celibashi.

 

SHKARKO APP