”Celibashi ta ketë mendjen në kokë”, Arben Ristani: Grupi ”Alibasha” gënjehet me karamele nga Rama

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, flet për situatën politike në Partinë Demokratike dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën. Për të grupi ”Alibasha” është blerë nga Edi Rama, sakaq shtoi edhe se kryeministri i gënjen me karamele.

”Grupi që thoni ju, janë ushtarë të Ramës që i mban dhe me karamele. Këta janë të bashkuar me Ramën dhe normalisht që nuk mund të bashkohen me PD. Ky grupim e ka ndarë mendjen se është kundër PD dhe pranë Ramës”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai tha se kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi duhet që të japë një vendim të denjë, që mos të rrezikojë opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpresoj që Komisioneri Zgjedhor të ketë mendje në kokë dhe të jetë i pandikuar nga Rama. Uroj që Rama mos të jetë në pushtet dhe të bëjnë gjoja që bëjnë garë elektorale, ky është fundi i demokracisë. Në opozitë nuk është vetëm PD-ja, por dhe partitë e tjera. PD e ka për detyrë që të bëjë opozitë në institucione, edhe pse parlamenti është i kapur. Ne do të vazhdojmë t’i drejtohemi dhe të ndjekim rrugën institucionale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?