Celibashi thirrje partive: Mos ndërprisni procesin, komisionerët e lodhur të zëvendësohen
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive që të garantojnë numërimin e votave. Përmes një postimi në Twitter, Celibashi ka kërkuar që komisionerët e lodhur të zëvendësohet për të mos ”prekur” numërimin.
”Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë”,-shkruan Celibashi në Twitter.
2/2 Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë. https://t.co/gXWhQQsZZm
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 26, 2021