Çelja e negociatave, Franca: Jo miratim automatik për Shqipërinë

Qëndrimi i Francës në lidhje me negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, është artikuluar nga ministrja franceze e Integrimit, Amélie de Montchalin. ”Vota franceze nuk do të varet vetëm nga metodologjia e re dhe nuk kemi ndërmend një miratim automatik të çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Nga ana tjetër, ajo bëri me dije se do presin për të parë përparimin e reformave për të dy shtetet: “Në bazë të progres raportit të ri të vlerësimit të situatës që Komisioni do të publikojë në muajin Mars, ne duhet të shohim nëse kushtet janë përmbushur dhe nëse këto dy shtete kanë bërë përparim të mjaftueshëm në reforma për të filluar bisedimet”.

”Është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse duam të përgatisim një moment pozitiv në muajin mars që shtetet anëtare të japin shpejt miratimin e tyre për metodologjinë ose jo dhe në këtë rast ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas”.

SHKARKO APP