Çensura/ Rama ngulmon: Ligjin e miratoj nesër

Kundërshtitë e gazetarëve dhe kritikat e organizatave ndërkombëtare siç është OSBE dhe BE duket se e kanë frymëzuar kryeministrin Edi Rama që të mos bëjë asnjë hap pas. Të mërkurën paketa anti-shpifje do të miratohet në seancën e fundit plenare të këtij legjislacioni, por përballë deputetëve të mazhorancës do të protestojnë nesër gazetarët të cilët kanë lajmëruar tubimin e tyre kundër miratimit të këtij projektligji para Kuvendit që në orën 09:30 të mëngjesit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar kreu i Qeverisë, i cili nuk nguron që të anatemojë kundërshtarët e nismës së tij duke theksuar se nuk e kanë lexuar tekstin e ligjit që do të miratohet nesër.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://ëëë.parlament.al/Neës/Index/9800

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e Harlem Desir. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore Antishpifje”, shprehet kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmbajtja e Ligjit:

Neni mbi masat për shkeljet:

Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos:

  1. a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias: për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji; për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;
  2. b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;
  3. c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

  1. d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit.

AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit. Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP):

  1. a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim: pornografi me fëmijë; inkurajimin e akteve terroriste; shkelje të sigurisë kombëtare.

Në rast të mosplotësimit të urdhrit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.

  1. b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.

Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë. Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor. Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?