Censusi 2023, Kisha Katolike kundërshton rezultatet: Do të organizojmë vetë një regjistrim

Kisha katolike e Shqipërisë ka kundërshtuar zyrtarisht rezultatet e censusit të publikuara së fundmi nga INSTAT.

Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Dom Mark Pashkja deklaron se janë më shumë se 410 mijë shqiptarë që kanë emigruar që nga 2011 kur është bërë censusi i fundit.

Kisha katolike nuk është shumë e bindur edhe për numrin e katolikëve në vendin tonë edhe pse për këtë nuk ka të dhënë të sakta duke bërë që shumë shpejt kisha të nisë vetë një census se sa katolik jetojnë aktualisht në vendin tonë.

Kisha katolike u shpreh sërish kundër surrogacisë ndërsa ka bërë një kërkesë zyrtare në Kuvend për këtë projekt-ligj që e dënon me forcë, nëse është depozituar apo jo zyrtarisht në Parlament.

 

SHKARKO APP