Ceremoni në nderim të Saimir Hoxhës, Rama: Fëmijëve nuk do t’u mungojë asgjë

Sot është mbajtur ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, për të cilin është vendosur një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit.

I pranishëm në ceremoni ka qënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo humbje është më përtej familjes, pasi ka prekur të gjithë Shqipërinë.

Sot do të vendosim yllin e Saimirit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit, pranë yjeve të të gjithë trupave tona që kanë humbur jetën.

Ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë sesa fjalët tona ndjenjat tona. Ndjej një lehtësim kur mendoj që fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm. Ne do të kujdesemi për ta deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë.

170% e pagës së babait për fëmijët nuk thotë asgjë në raport me humbjen, as ato 50 mln lekë që ne i akorduam familjes, por është një lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar për dore jo vetëm nga nëna, por edhe nga shteti. Nuk do të t’u mungojë asgjë, përveç mungesës së tij që askush nuk e zëvendëson. Nderime dhe lavdi dëshmorëve që sot u bashkohet edhe ylli i Saimirit”, tha Rama.

SHKARKO APP