Ceremonia e nderimit të Bill Clinton, Rama shpreh admirimin: E kam ndjekur dhe studiuar, më ka frymëzuar

Në fjalimin hapës të ceremonisë së nderimit të ish-presidentit Bill Clinton nga qeveria shqiptare, kryeministri Edi Rama ka shprehur admirimin për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë si politikan.

Rama tha se ka ndjekur dhe studiuar të gjitha fjalimet e Clinton dhe madje ka mësuar nga mënyra sesi ai komunikonte me njerëzit, duke e cilësuar presidentin si një ndër oratorët më të mirë të historisë.

“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se të përgatitem të flas këtu, duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit, ia kam parë e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Ia kam ridëgjuar presidentit Klinton ato që ka thënë për të mësuar prej përmbajtjes dhe artit të pashembullt të komunikimit, duke i nënvizuar hapjet, ndjekur intonacionet dhe admiruar atë që nuk mësohet, empatinë magjepsëse që e bën presidentin Klinton ndër oratarët më të mirë që ka njohur historia”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?