Certifikohet 25 prilli, Kolegji Zgjedhor rrëzon të gjitha dosjet e PD-LSI. Opozita drejt Strasburgut

140 mandatet e Parlamentit të ri janë vulosur nga Kolegji Zgjedhor, duke i dhënë fund ankimimeve të opozitës. Kështu 74 mandate mori PS, 59 për PD, 4 LSI dhe 3 PSD-së.

Vendimi i Gjykatës Zgjedhore është i paankimueshëm duke i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Rregullator javën e fundit të qershorit, kohë kur deputetët pritet të marrin mandatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Opozita kërkoi rinumërimd dhe zgjedhje të reja në disa qarqe, por Kolegji hapi veç pak kuti dhe rrëzoi të gjitha dosjet për rizgjedhje në 9 qarqe. POr opozita refuzon të njohë rezultatin dhe po eksploron rrugë të reja për t’iu drejtuar Kushtetueses dhe Gjykatës së Strasburgut për të faktuar akuzat e saj.

SHKARKO APP