Çertifikohet referendumi për shkarkimin e Bashës, 43 mijë e 385 vota pro

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale në një qëndrim zyrtar për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë publike rezultatet e votimit të djeshëm.

Komisioni i Rithemelimit tha se në votimin për Referendumin morën pjesë 43,879 anëtarë të PD-së, ndërsa pro shkarkimit të Lulzim Bashës ishin 43,385 prej tyre. Kurse 306 anëtarë kanë votuar kundër, 17 vota kanë qenë abstenim, ndërsa 171 vota janë shpallur të pavlefshme.

Lideri i demokratëve, Sali Berisha zgjodhi shkallët e selisë blu nga ku drejtoi një thirrje për të gjithë mbështetësit e Bashës.

“Ftoj deputetët e PD-së të marrin listën dhe të kontrollojë një për një anëtarët që kanë votuar dhe të nxjerrin konkluzionet e duhura. Të mos sillen si njerëz pa vizion, kam pas vlerësim për disa nga to si zyrtarë, por tjetër është të jesh zyrtar, e tjetër gjykimi si politikanë. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht, të mos bëhen instrumente të një skenari të turpshëm, jo vetëm për Shqipërinë. Ftoj kryetarët e degëve të heqin dorë dhe mos të bashkëpunojnë në skenarë që nuk do të pengojnë kurrë revolucionin, edhe pse mund të prodhojnë situata të paparashikueshme”.

-Pjesëmarrje e përgjithshme në rang kombëtar: 43, 879 anëtarë

-Pro shkarkimi të Lulzim Bashës 43, 385 anëtarë

-Kundër shkarkimit të Lulzim Bashës 306 anëtarë

-Abstenim 17 anëtarë

-Vota të pavlefshme 171 anëtarë

SHKARKO APP