Çështja “Beleri”, Presidenti Begaj për ”Zërin e Amerikës”: Të lëmë drejtësinë të flasë
Presidenti Bajram Begaj, në një intervistë për ”Zërin e Amerikës” nga SHBA, ka folur edhe për çështjen ”Fredi Beleri”.Begaj tha se kjo çështje nuk është në dorën e Presidentit dhe duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik, bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe respektit mes njeri-tjetrin. E kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të reja dhe të vjetra.
Kjo çështje nuk është në dorën e presidentit, ka lidhje me drejtësinë. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Mendoj se drejtësia pas reformës së bërë me konsensus politik është në rrugën e duhur dhe është e pavarur”, tha Begaj.