Çështja ”Beleri”, Rama bisedë me Mitsotakis në Bruksel

Këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis, kanë biseduar për pak çaste në Bruksel, aty ku zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një takim jo formal që palët patën teksa afroheshin për të realizuar foton familjare.

Athina zyrtare kërcënon me veto Shqipërinë, për çeljen e kapitujve të negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për çështjen ”Beleri”.

Nuk dihet nëse në këtë takim të shkurtër është prekur kjo temë. Pas këtij momenti u vijua me foton tradicionale familjare, në të cilën kryeministri Edi Rama u shfaq krah kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

SHKARKO APP