Çështja Beleri, Xhaçka i përgjigjet ministrit të Jashtëm grek: Çështje jo e qeverisë greke, por e drejtësisë

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur homologut të saj grek, Giorgos Gerapetritis i cili tha sot se mbajtja e Fredi Belerit në burg nuk është çështje e gjykatës, por e politikës.

”Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare.

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu:Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak. Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu”,-shkruan Xhaçka.

SHKARKO APP