“Çështja çame”, Dashamir Tahiri: Qeveria t’i lërë fjalët boshe, të çojë notë proteste për deklaratat e Kotzias

Deputeti Dashamir Tahiri ka akuzuar sot qeverinë se nuk e ka ngritur çështjen çame në nivel institucional dhe bën vetëm tam-tam-e politike. Ai iu referua edhe deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Kotzias i cili tregoi forcën kundrejt reagimeve të fundit midis dy vendeve. Por, sipas Tahirit nga pala shqiptare askush nuk doli të drejtonte një notë proteste.

“Një javë më parë ky parlament buçiti për çështjen çame. E dëgjova me vëmendje, me tam-tam-e të mëdha politike. Nuk dëgjova ndonjë zhurmë. Sot nuk po ndihet njeri. Para 3 ditësh vetë ministri Kotzias iu tregoi shqiptarëve se sa e kishin GDP-në, se sa të fortë e kishin ushtrinë se çfarë fuqie kishin dhe asnjëri nuk ka dalë që të flasë ose t’i drejtohet si dy vende në NATO që jemi, plus aspiratat e tjera ku t’i kërkojë ose t’i drejtohet me një notë proteste për ato që ka thënë. Ky ishte parlamenti i së enjtes që kaloi, ky është parlamenti sot. Më shumë po më duket si teatri i Kiços dhe asnjë nuk kërkon të bëjë atë që duhet të bëjë”, tha deputeti Dashamir Tahiri.

Sipas tij, çështja çame është një çështje që më tepër po ngrihet, jo po zgjidhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam kënaqësinë që pashë dhe ministrin e jashtëm, dëgjova edhe rezymenë e madhe që bëri ditën e enjte këtu por po ja kujtoj unë. Foli për ligjin e luftës. Ligji i luftës duhet hequr. Ai ligj nuk ka punë me çamët por dhe me gjithë shqiptarët që kanë blerë sot shtëpi në Greqi dhe ai ligj i dëmton të gjithë, dakord. Por çamët deri në 1953 kanë qenë shtetas grekë zoti ministër dhe çamët në 46-ën, në konferencën e paqes, Enver Hoxha ka mbajtur një fjalim madhështor i quajtur nga juve, ku doli patrioti më i madh që këto skena po i shikojmë edhe sot ku ra dakord me Greqinë, do t’i bënte çamët, do t’i kthente, do t’u jepnin shkollat, të gjitha, nga ana tjetër u kthye kishte vënë kryetar komisioni Nesti Karanxhën. Së bashku me Palmerin, kolonelin anglez ku të dy palët nuk bënë asgjë por përkundrazi i mori i burgosi, ua mori edhe paratë nga xhepat, florinjtë ç’kishin, deri sa i bëri nënshtetas me dhunë. Vazhdoi dhe më vonë si ajo e Teme Sejkos dhe më vonë dhe më vonë deri në kohët tona”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dashamir Tahiri u shpreh se ndërsa Greqia ka çuar në Arbitrazh Shqipërinë, nga pala jonë nuk ka asnjë gjyq.

“Ku jemi, skemi bërë asgjë deri më sot, përveç tam-tam-eve politike i themi këtu dhe mbeten këtu. Si ajo e rezolutës që ndenji 9 vjet në parlament dhe ende nuk ka hyrë në fuqi. Dëgjova që do aktivizoni traktatin e miqësisë, nuk dimë akoma se kush do të jetë në këtë komision. Çfarë pjese do të kenë çamët në këtë komision? Si do të zhvillohet? Folët që është për 3 gjëra ky komision: për kufirin detar, çështja çame dhe varrezat e grekut. Grekët e kanë bërë një varrezë, çamët nuk kanë bërë asnjë varrezë andej matanë. Pala tjetër të ka çuar në arbitrazh, ne nuk kemi çuar asnjë në arbitrazh dhe në gjyq. Kjo është detyrimi i qeverisë. Qeveria duhet t’i kthehet dhe ta bëjë këtë sa më shpejt dhe jo të merret me tam-tam-e politike dhe jo me llafe bosh elektorale”, tha Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?