Çështja çame, Vasili: E gjithë klasa politike ka mbështetur rezolutat. Bumçi: Kemi probleme me fqinjet
Çështja çame e rikthyer furishëm në debatin politik në vend gjatë ditëve të fundit, është tema e emisionit të radhës “Arena” i titulluar “Paqja në fuçitë e barutit”.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vesili tha se nuk ka inkoherencë qëndrimesh.
Vasili: Një element kulmor është vizita e zt. Meta në vitin 1999 që krijoi një sensibilizim pozitiv të jashtëzakonshëm. U rimor me një dimension shumë të fortë. Vlaga e saj mbajti për një kohë të gjatë. Po kështu me rastin e vizitës së ministrit Panariti, që pati një qasje për t’u mbajtur mend.
Në rastin korrekt kishim të bënim me vazhdimin e një linje. Në mënyrë të qartë, kryetari i Parlamentit vuri në dukje se me Greqinë kemi qasje të kundërta për çështjen. Ne kemi qasje të qartë për këtë çështje. Të tëra rezolutat janë mbështetur nga të gjithë. Nuk ka pasur ndonjë artikulim superior në asnjë vizitë zyrtare në Greqi, me tone të larta.
Vasili theksoi se çështja çame është e qartë dhe askush nuk ka paqartësi, por problemi sipas tij është nga ana greke dhe nëse mund të “çahet” në këtë drejtim.
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi theksoi se mbas katolikëve, Enver Hoxha ka përndjekur më së shumti komunitetin çam, që sipas tij, kjo synonte t’i jepte një mesazh grekëve.
Bumçi: Në vitin 1996 u shënua traktati më i rëndësishëm i Fqinjësisë së Mirë midis dy vendeve që është baza e zgjidhjes së problemit midis dy vendeve. Në një Shqipëri me kushte të vështira, me një Greqi arrogante, që e ka treguar me Maqedoninë dhe Bullgarinë, Shqipëria arriti të kishte një traktat dhe të vendosje bazën e zgjidhjes së çështjes çame.
Bumçi theksoi se ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka ngritur çështjen çame në Athinë, ndërsa Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së e përforcoi këtë duke theksuar se ka qenë i vetmi që e ka ngritur në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Bumçi: Zt.Panariti e ka ngritur në Athinë, dhe e ka përshëndetur zt.Idrizi. Edhe atëherë nuk ishte hero, sepse nuk ishte as i pari dhe as i fundit.
Idrizi: Ka qenë nga të vetmit që e ka ngritur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të tjerët e kanë pasur me deklarata shtypi.
Zero probleme me fqinjët
Ish-ministri i Jashtëm, Bumçi theksoi se deklarata e qeverisë “zero probleme me fqinjët” është e papranueshme për shkak se ekziston çështja e pazgjidhur çame.
Bumçi: A deklaruan këtë (socialistët) strategjia zero probleme me fqinjët? A njihnin dosjen dypalëshe? Si mund të thuash zero probleme me grekët? Çështjen çame nuk e njihte zt.Rama me zt.Bushati? Padituri e madhe. Në këto tre vite marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të ngrira.
KOHA JONË SONDAZH

