Çështja “Doshi”, çfarë tha në prokurori kunati i Sali Berishës
Për gati një orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Agim Rama i njohur si kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha mohoi njohjen me Durim Bamin apo shoqërinë me Fatjon Skënderajn. Para prokurorit Adnan Xholi, mësohet se Rama ka mohuar përfshirjen e tij në këtë histori, duke pretenduar se i gjithë sulmi është politik. Sipas abcnews ai ka pranuar se qëndronte herë pas here në lokalin “Viva” në zonën e ish bllokut, por ka mohuar shoqërinë me Fatjon Skënderajn, që akuzohet si porositësi i vrasjes së deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Rama është shprehur se i njeh në distancë deputetët e përmendur, por nuk i ka takuar në asnjë rast. Me kërkesë të prokurorisë mëngjesin e së martës do të paraqitet pranë institucionit të akuzës ish deputeti Dritan Prifti. Emri i tij, mësohet se është përmendur në dëshmin e kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe pritet të sqarojë pozicionin e tij në këtë histori.