Berisha: 620 vila gati të ndërtohen për Ramën dhe oligarkët e tij në Butrint

Në një bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore, me temë: “Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit”, kreu i PD-së Sali Berisha e quan kryeministrin Edi Rama shkatërrimtar të identitetit kombëtar. Po ashtu Berisha thotë se në Butrint do të ndërtohen 620 vila për Ramën dhe oligarkët e tij.

“Janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Jam njeri që kam punuar intensivisht me Fondi shqiptaro-amerikan, dhe e kam lavdëruar për suksesin e projekteve. Jam zhgënjyer thellësisht kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo të qytetari. Nëse qeveria shpërbën Parkun Kombëtar për abuzivitet e korrupsion, ajo është punë e çdo qytetari të civilizuar”.- tha Berisha.

SHKARKO APP