Çështja e detit me Greqinë/ Meta: S’mbaj qëndrime të dyfishta! Nuk kemi marrë përgjigje nga Rama

Në konferencën me gazetarët, Presidenti Ilir Meta thotë se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidhje me Greqinë për çështjen e detit. Kreu i Shtetit tha se ai zbaton vetëm kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta.

”Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona. Presidenti në mënyrë më bashkëpunues i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar. Nga ana e institucionit të presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë. Qëndrimi i presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta.

SHKARKO APP