Çështja e kryetarit, Ervin Bushati: Është politike, jo thjesht statuore
Pas Asamblesë së Partisë Socialiste e cila u mbajt dje, deputeti i PS, Ervin Bushati në një lidhje direkte në studion e lajmeve në Ora News me gazetaren Klementina Cenkollari tha se çeshtja e kryetarit të partisë është një çështje politike, dhe jo vetëm statuore.
Deputeti Ervin Bushati tha se është Kongresi si forumi më i lartë i cili do të marrë vendimin, konkres i cili do të mbahet në fund të vitit ose në muajin janar të vitit të ardhshëm.
I pyetur në lidhje me shifrat kontradiktore për rritjen ekonomike mes Blushit dhe Ahmetaj, Bushati si ekonomist tha se se rritja ekonomike ka një ngritje mbi 2% dhe është e stabilizuar, duke iu referuar këtu edhe raporteve të BB.
Çfarë prisni nga kjo fushata ristrukturimi ?
Në raport me qytetarët asambleja e PS sot përmbyll një sezon politik që me thënë të drejtën kishte shumë arritje për PS përtej garantimit të standardit të zgjedhjeve, duhet të kemi parasysh që pjesëmarrja e lartë në votime ishte një rimbështetje për mazhorancën dhe rezultati me tëq thënë të drejtën historik në 75% fitues nga mazhoranca, thënë në terma sportive 3-1 rezultati për mazhorancën tregon për një mbështetje mbarëpopullore për reformat e nisura nga qeveria të cilat po e shpien Shqipërinë në drejtimin e duhur. Duhet të kemi parasysh që në radhë të parë është fituar Tirana, Durrësi, Fieri, Korca, Elbasani dhe Shkodra me elegancën e saj realizoi atë golin e nderit për opozitën duke na shpëtuar të gjithëve. Është e kuptueshme që një rezultat kaq i thellë me një opozita pothuajse inekzistente bën edhe që të krijohen tensione brenda mazhorancës duke qenë se opozita e vërtetë mungon.
Zoti Bushati ajo cfarë ka sjellë debat ka qenë debati mes Blushit dhe Ramës lidhur me procesin e munguar zgjedhor për kryetarin e partisë. Pse keni zgjedhur të merrni në referencë modelin e partisë Laburiste dhe jo të ndryshoni statutin përpara se ta respektoni këtë model të Laburistëve. Pra pse nuk ndryshoni fillimisht statutin dhe më pas ti referoheni modelit?
Më vjen mirë që PS vazhdon të bëjë lajm me hapjen e saj dhe në jetën e saj demokratike të brendshme. Nëse flasim për socialistët përtej gjithë elektoratit se këto janë biseda brenda PS, është e vërtetë që sot janë diskutuar shumë biseda konstruktive, ku ndër to diskutohet edhe për statutin e PS, i cili është në zhvillim, është akoma me ndryshime dhe duhet të kemi parasysh që Kongresi është forumi më i lartë që mund të marrë ndryshime i cili do të jetë në janar të vitit të ardhshëm ose në fund të këtij viti, duke ndjekur një rigjenerim të gjerë të PS. Asambleja e sotme ishte direkt pas një procesi zgjedhor ku na u duk e nevojshme të fillojmë me një ringrim të PS që të jemi të gatshëm për zgjedhjet e 2017 dhe kjo më duket një hap pozitiv, një hap modern që tregon që PS është në avangard të zhvillime politike. Cështja e kryetarit të partisë ka shumë këndvështrime, është një cështje politike, nuk është thjesht statuore, është një çështje gjykimi, organizimi strukturash dhe që në fund fare do të vendosi kongresi i PS dhe nuk mendoj që për qytetarët është aq e rëndësishme kur e shikojme që kemi një rimandatim të mazhorancës në terma kaq të fuqishme, në shifra të paprecedenta ku shqiptarët treguan një mature politike që edhe fqinjët tanë nuk e kanë treguar. Duhet të kemi parasysh Greqinë, ku Shqipëria i ndermerr reformat për ti paraprirë një zhvillimi ekonomik, për ti paraprirë një ngërci ekonomi, sepse nëse reformat evitohen shkohet në raste të vështira makroekonomik sic është rasti i Greqisë. Është për tu përshëndetur elektorati shqiptar, të cilët patën maturinë të jenë më lart sesa fqinjët e tyre . Ti pararendin që në vitin 2013 me një mazhorancë të fuqishme mbi 84 vota, duke i dhënë mandatin mazhorancës që të ndryshojë ekonominë, drejtësinë me reformat të cilat qeveria ka pasur burrërinë ti ndërmarë.
Këtu dua të ndalem, ju pyes i politikan, por edhe si ekonomis në profesion. Temë tjetër sot ishte edhe ekonomia. Blush flet për një ekonomi në rënie, zoti Ahmetaj flet për një rimëkëmbje të ekonomisë. Si janë shifrat reale zoti Bushati?
Në respekt të profesionit tim dua të thëm që shifrat janë në ngritje. Rritja ekonomike është në ngritje, mbi 2%. Ne të gjithë mund të kemi opinionet tona, por në fakt ato të shkruara, si raporti i BB flet për nëj angazhim maksimal të qeverisë në ndihmë të reformave dhe një hap qeverisës që nuk ka precedent më parë. Këto janë fjalët e BB. Duhet të kemi parasysh se rritja ekonomike është e stabilizuar mbi 2%. Termet ekonomik dhe makrofinanciar janë të stabilizuara dhe këtë e thotë dhe FMN dhe BB. Me mbështetjen e tyre prap në një rast të paprecedent BB me 1.2 mld dollarë që në terma shqiptarë është 3 herë më i madh sesa ka marrë Gjermania pas luftës me Planin Marshall nga Amerika. Një mbështetje e tillë tregon se Shqipëria është në drejtimin e duhur.