Çështja e targave, Kurti pranon kërkesat e ndërkombëtarëve. Plan me 3 pika
Pas polemikave dhe diskutimeve, qeveria e Kosovës ka vendosur të pranojë kërkesat e ndërkombëtarëve për targat dhe ka shpalosur një plan për këtë çështje që lëshohen nga Serbia. Plani pritet do të zbatohet në disa faza. Lajmin e dha kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ku theksoi se targat me simbolet serbe janë të jashtëligjshme në qytetet e Kosovës.
Plani do të ndahet në 3 faza:
Në fazën e parë do të ketë tërheqje vëmendjeje ose e thënë ndryshe masë ‘qortuese’, kjo fazë është parashikuar të jetë mes datave 1 nëntor deri më 21 nëntor.
Në fazën e dytë do të ketë gjobë (ende e pa përcëktuar shifra konkrete), kjo fazë është parashikuar të jetë mes datave 21 nëntor deri më 21 janar.
E ndërsa faza finale pritet të jetë ndalimi i të gjitha targave provuese. Pas datës 21 prill në Republikën e Kosovës nuk do të ketë më targa të tjera.