Çështja McGonigal, Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Edhe pse moti është freskuar, politika është në një javë “zjarri”. E enjtja e dy marsit do ta gjejë Parlamentin e Shqipërisë të mbërthyer në debatin me mocionin me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Janë 13 pyetje të cilat presin përgjigjen e kryeministrit.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal, ku ka deklaruar me zë dhe me figurë se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar aspak. ai konfirmon se nuk është dëmtuar aspak marrëdhënia Shqipëri-SHBA/ Ky është reagimi i parë nga një zyrtar i lartë amerikanë për çështjen McGonigal, ku tha se kjo çështje i takon FBI.

“Shqipëria është aleate e NATO-s dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI. DASH nuk është pjesë e atyre hetimeve”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?