Çështja ”McGonigal”, Ilir Meta: Shumë biznesmenë janë gjobitur nga banda e Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Rama çdo gjë të zezë në Shqipëri e ka bërë në emër të amerikanëve të tij. Po ashtu Meta theksoi se pas 225 mijë dollarëve janë shumë të tjerë nga pas dhe se janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës.

“Ajo që është thelbësore për të gjithë qytetarët shqiptarë është që kanë kuptuar se ai që çdo gjë të zezë të këtij vendi, këtij, populli, këtij shteti, kësaj shoqërie, kësaj demokracie ia ka bërë në emër të amerikanëve të tij, të gjithë e kuptuan se ai e ka bërë gjithçka përmes korruptimit të amerikanëve të tij.

Edhe kapjen e shtetit, edhe vjedhjen e zgjedhjeve, dhe zgjedhjet e paligjshme pa opozitën. Çdo gjë të zezë që bënte në Shqipëri e bënte në emër të amerikanëve dhe të europianëve.

Tani jemi në këtë situatë që të gjithë e dinë që ai është përmendur 14 herë dhe kemi të bëjmë vetëm me fillimin e procesit. Ai nuk fliste në anglisht kundër opozitës, paguante në dollarë kundër opozitës. Pas 225 mijë dollarë janë shumë të tjerë nga pas”, tha Meta.

SHKARKO APP