Çështja ”McGonigal”, opozita kërkesë Nikollës: Çdo deputet të ketë 10 minuta kohë
Mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama dhe Interpelanca urgjente e kërkuar nga opozita për çështjen ”McGonigal”, do të mbahen më 2 mars. Opozita kërkon edhe ndryshimin e rendit të ditës për seancën e nesërme parlamentare.
Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, deputetët kërkojnë: Ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen si pikë të parë të tij mocionin me debat për këtë çështje, si edhe debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë 10 minuta kohë për të diskutuar.
Deputetët opozitarë kërkojnë nga Nikolla që të mbledhë pa kësaj kërkesë konferencën e kryetarëve, para fillimit të seancës për të bërë ndryshimin e rendit të ditës.