Çështja “McGonigal”, pas 6 orësh Agron Neza del nga SPAK
Pas 6 orësh, Agron Neza ka dalë nga SPAK, ndërsa ishte thirrur në funksion të hetimeve për çështjen McGonigal.
Emri i Nezës është përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë të shteteve të tjera.
Në dokumentet e regjistrimit të një kompanie në Shqipëri tregohej se McGonigal rezultonte në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007.