Çështja “McGonigal”, Presidenti Begaj: Shumë mirë që opozita kërkon hetim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë për çështjen “McGonigal”, ish-shefi i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York, i cili është nën akuzë për fshehjen e takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe për pastrim parash.

I ftuar në emisionin “Pa Censurë”, kreu i shtetit thotë se nuk ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, por është njohur nga media.

“Pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe më pas të dal me opinionin tim personal”, tha Presidenti, i cili vlerësoi kërkesën e opozitës në SPAK për të hetuar këtë çështje.

“Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Duhet të kemi besim tek institucionet”, pohoi Presidenti i Republikës në RTSH.

SHKARKO APP