Çfarë dihet deri tani për sulmet terroriste në Bruksel
Një seri sulmesh terroriste sot në kryeqytetin evropian, Bruksel, kanë lënë të vdekur 34 persona dhe 170 të plagosur. Sulmet kamikaze janë kryer nga persona, që sipas dëshmitarëve kanë folur në gjuhën arabe. Gjatës ditës janë publikuar edhe fotografi të dyshuarve që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit Zaventem.
Ditë më parë ishte arrestuar në Bruksel terroristi i shumëkërkuar, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam. Në atë sulm patën mbetur të vdekur 130 persona.
Ndërsa sot, më 22 mars, në Bruksel ka pasur një seri sulmesh terroriste. Së pari, në aeroportin e Brukselit, Zaventem, ka ndodhur një sulm kamikaz, në të cilin mbetën të vdekur 15 persona.
Menjëherë pas këtij sulmi në aeroport, një sulm tjetër goditi një stacion metroje, Maelbeek, në qendër të Brukselit, ku mbetën të vdekur 20 persona. Shpërthimi ndodhi vetëm 400 metra afër ndërtesës së Bashkimit Europian.
Nga këto shpërthime mbetën të vdekur gjithsej 34 persona ndërsa të lënduar u raportuan 170 persona.
Prokurori federal belg ka konfirmuar se njërin nga shpërthimet që ndodhi në aeroport, ishte i kryer nga një sulm vetëvrasës, ndërsa më vonë, policia gjeti edhe një jelek tjetër të pashpërthyer në sallën e pritjeve të aeroportit.
Megjithatë, pas sulmeve të Brukselit, forcat e armatosura të Policisë kanë arrestuar dy persona.
Policia belge ka arritur të parandalojnë edhe një tjetër shpërthim brenda kompleksit të Universitetit të Vrijes, në qendër të Brukselit.
Kështu, polica ka kryer shpërthim të kontrolluar të mjetit të dyshimtë në qendrën e kryeqyteti belg.
Ndërkaq në Bulevardin “Gjenerali Jacques” policia belge ka bërë një shpërthim tjetër të kontrolluar në një makinë të dyshuar.
Pas gjithë kësaj, Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, ka shkruar agjencia Amaq, media më e afërt me organizatën terroriste.
Ata gjithashtu pas këtyre sulmeve në Bruksel, kanë paralajmëruar se do të ketë sulme të tjera terroriste në të gjithë Europën.Reagime të shumta ka pasur edhe nga të parët e shteteve më të fuqishme në botë.
Presidenti amerikan, Barack Obama në një deklaratë për media ka thënë se duhet mposhten ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve në mbarë botën.
“Ne duhet t’i mposhtim të gjithë ata që po e kërcënojnë sigurinë e njerëzve në mbarë botën”.
Ndërsa, shefja e punëve të Jashtme të Europës, Federica Mogherini, pas sulmeve të Brukselit, u kaplua nga lotët gjatë një fjalimi në Bruksel.
“Kjo është një ditë e trishtuar për Europën”, ka thënë ajo gjatë fjalimit.
Papa Françesku i ka dërguar telegram ngushëllimi kryepeshkopit të Brukselit, Mechelen. Në telegram Papa ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për të plagosurit dhe familjet e tyre. Ati i Shenjtë përsëri ka dënuar dhunën që po shkakton kaq shumë vuajtje.
Sipas raportimit të televizionit “VTM”, është evakuuar edhe selia e Komisionit Europiin në Bruksel, kurse, ndërtesa e KE’së, gjatë ditës kishte ulur flamujt në gjysmë shtizë.
Megjithatë, ministri i Brendshëm i Belgjikës, Jan Jambon ka shpallur tri ditë zie kombëtare.
Shpërthimet e mëngjesit të sotëm kanë tronditur gjithë botën si dhe kanë ngritur tashmë sigurinë maksimale në vendet e Europës, të cilat kanë qenë në disa raste shënjestër e sulmeve të tilla./GazetaExpress/
KOHA JONË SONDAZH

