Çfarë do ndodhë me Berishën? SPAK-u pritet të marrë një vendim

SPAK-u pritet që të marrë një vendim në lidhje me Sali Berishën, i cili nuk ka zbatuar masën që Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka marrë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha thotë se prokurorët e çështjes janë mbledhur për të diskutuar në lidhje procedimin që do të vijojë për ish-kryeministrin.

”Deri në këto momente SPAK nuk ka marrë ende një vendim se di do të procedojë me Sali Berishën. Prokurorët e çështjes kanë preferuar të heshtin. Ishte planifikuar që prokurorët e dosjes “Partizani” të diskutonin se çfarë vendimi do të merrnin, nëse do të ashpërsonin vendimin kundrejt Berishës, pasi ka refuzuar të zbatojë vendimin paraprak për tu paraqitur të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Ka edhe një fazë tjetër, e cila mund t’i drejtohet Këshillit, për të marrë një masë më të ashpër se detyrimi paraqitjes. Ditën e sotme dhe nesër do të mbajnë një takim”, deklaroi gazetarja.

Ditën e djeshme (e hënë) Berisha nuk e zbatoi sërish masën ”detyrim paraqitje”. Kjo ishte hera e tretë që Sali Berisha e thyente këtë masë sigurie. Në raste të ngjashme kur masa e sigurisë thyhet në mënyrë të përsëritur siç ka bërë Berisha, aplikohet masë më e ashpër sigurie që në këtë rast është ”arrest në shtëpi”.

SHKARKO APP