Çfarë do ndodhi në datën 3 Mars? Alibeaj mesazh grupit të Berishës: Qetësohuni. E drejta do të fitojë

3 Marsi është dita që do të flasë ligji, se kujt i takon PD, nga dy grupet. Do ta mbajë vulën grupi Alibeaj, apo grupi Berisha? Enkelejd Alibeaj gjatë takimeve me disa degë të Partisë Demokratike në Tiranë, iu drejtua grupit të Sali Berishës, duke thënë se e drejta do të fitojë dhe shtoi se nga ana juridike, ata nuk kishin të drejtë dhe prova që të shkonin në gjykatë

“Çdo të bëhet në datën 3? E drejta do të fitojë, ligji do të fitojë, kontributi do të fitojë, historia do të fitojë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të fitojë.

Ndaj qetësohuni sepse ajo që vjen pas datës 3, në çdo rast do të jetë një barrë më e madhe për demokratët, një peshë përgjegjësie më e madhe sesa sot për demokratët, për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Kjo është ajo e cila realisht më preokupon mua sesa teknikalitetet e vendimit. Doni për vendimin? As kanë të drejtë të shkonin ata në gjykatë, as kanë prova ata të shkonin në gjykatë. Me një gjykatës, i cili, të gjithë e dimë, i korruptuar politikisht dhe në presionin e të gjithë atyre elementëve, edhe financiare dha atë lloj vendimi”, theksoi ai.

SHKARKO APP