Çfarë do të ndodh më 11 dhjetor? Topalli: ”De jure” Basha do të shkarkohet

Çfarë do të ndodh më 11 dhjetor, në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha? Ish-nënkryetarja e selisë blu, Jozefina Topalli thotë se aty Lulzim Basha do të shkarkohet ”de jure” si kryetar i PD-së.

”Unë besoj se pas kësaj, një opsion mund të jetë krijimi i një grupi pune për fillimin e një procesi për atë që quhet hapja, bashkimi, forcimi dhe zgjerimi i konsensusit, jo vetëm brenda PD, por përtej. Nuk mbyllet çdo gjë në kuvendin e datës 11, aty nis gjithçka. Do të jetë një proces që do të reformojë jo vetëm të djathtën shqiptare.

Një kryetar qëndron në drejtimin e një force politike apo të një institucioni për sa kohë ai ka mazhorancën në parti. Kjo mazhorancë, të cilën e shohim çdo ditë, por që juridikisht do të verifikohet në datën 11 dhjetor, është kundër fenomenit të Bashës. ”De facto”, Basha është i shkarkuar, de jure do të ndodhë më 11 dhjetor”.

SHKARKO APP