Çfarë do të ndodhë më 11 Dhjetor? Berisha: Ngjarja më e madhe historike

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kuçova ku u takua me demokratët, ka treguar disa nga qëllimet që do të arrihen në datën 11 Dhjetor, ditë që do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Nga ”Foltorja”, Berisha u shpreh se në nismën e tij ka gjetur njerëz me ideale që luftojnë për një PD të fortë. Ai tha se më 11 dhjetor do të rikthehet dinjiteti i PD-së dhe e quan një nga ngjarjet më të mëdha historike në vend.

“Në një hark kohor të shkurtër, revolucioni ynë paqësor është shndërruar në forcën më të madhe që po lëviz shoqërinë shqiptare. Mijëra prej jush firmosët formularin për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Ky është rasti i vetëm, në historinë e Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër, kur lirinë e marrin në dorë shqiptarët dhe thërrasin Kuvendin.

Firmosën jo dy mijë sa kërkohej në statut, por kanë firmosur 5 mijë. Të tjerët janë zotuar se do të vijnë në Kuvend. 11 Dhjetori shënon një nga ngjarjet më të mëdha historike në historinë e kombit shqiptar. 11 Dhjetori do të vendos idealet tuaja në piedestalin që i takon.

11 Dhjetori është ditëlindja e dytë e PD, në të cilën ne do të festojmë duke kthyer vlerat e lirisë, duke rikthyer pushtetin tek ju, duke kthyer dinjitetin tonë. 11 Dhjetori është dita e rithemelimit që do të rikthejmë PD në vlerat e një force konservatore. Do respektojmë traditën tonë. Ne nuk synojmë kurrë të transformojmë njeriun, por duam të konsolidojmë vlerat dhe virtytet e tij”.

SHKARKO APP