Çfarë do të ndodhë sot në shesh? Deputeti i PD, Baçi: Protesta është fillimi i mosndalimit deri në…

Në këtë protestë të PD-së nuk do të ketë fjalime, dhe deputeti demokrat Luan Baçi thotë se sot është fillimi i rrugës pa kthim të aksionit të opozitës deri në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

”Do të ketë një numër të konsiderueshëm protestuesish nga Fieri. Nuk do të ketë fjalime, nuk do të ketë podium, por do të jenë qytetarët ata që do të zgjedhin se do duan që ta bëjnë protestën e tyre sot. Dhe çfarëdo përgjigje që do të jepet aty ne do të jemi me ta, ne do të tregojmë fuqinë tonë opozitare dhe ne do të tregojmë sot se ne jemi mazhoranca reale.

Protesta e sotme është fillimi i mosndalimit deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”, deri në realizimin e kërkesës për qeveri teknike, si një domosdoshmëri për të gjitha kërkesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e sotme do të jetë edhe për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha që prej 1 viti mbahet në masën e arrestit pa prova e pa fakte”,-tha Baçi.

SHKARKO APP