Çfarë dokumentesh ka në çantën misterioze të Këshilltarit të Presidentit?
Presidenti Ilir Meta dorëzoi sot personalisht në SPAK padinë ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Presidenti Meta shoqërohej nga këshilltarët: Bahri Shaqiri, Tedi Blushi dhe Bledar Dervishaj.
Ajo që ra në sy të gazetarëve ishte çanta misterioze që kishte me vete këshilltari i kreut të shtetit Bahri Shaqiri.
Para se të merrte funksionin si këshilltar për Sigurinë në Presidencë, Bahri Shaqiri ka qenë për mjaft vite drejtues i Shërbimit Informativ Kombëtar. Ende nuk dihet se çfarë materialesh dhe dokumentet ndodhen në çantën e zezë të ish-kreut të shërbimeve sekrete dhe përse kjo çantë duhet të merrej në SPAK.


KOHA JONË SONDAZH

