Çfarë fshihet pas nervozizmit të Fatmir Xhafajt me drejtoreshën “gangstere” të lojërave të fatit?

 

Ngjarja ka provokuar jo pak reagime në rrjetet sociale dhe në forumet online. Fatmir Xhafa, kreu i komisionit të Ligjeve, është përplasur ashpër gjatë mbledhjes së sotme me drejtoreshën e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.

Ai ka kërkuar nga ajo që të dalë jashtë nga salla sepse “ka thyer disiplinën”. Xhafa ka qenë shumë nervoz që prej hyrjes në sallë të Sufalit – pohojnë të pranishmit gjatë incidentit.

Fjalia që ka provokuar veçanërisht irritimin e Xhafës ka qenë momenti kur Majko i ka kërkuar znj.Sufali që sipas ligjit kush ka konfikt interesi nga deputetët me Lojërat e Fatit nuk duhej të qëndronte në sallë.

Pse kjo fjali dhe pse ky nervozizëm që e pasoi?

Rezulton që shkaku i nervozizmit të z.Xhafa me gjasa është fakti që vëllai i tij Agron Xhafa njihet në zonën e Vlorës dhe Fierit si menaxher i një prej kompanive nën mbikqyrjen e njësisë që drejton Sufali, raporton Dita.

Bëhet fjalë për kompaninë lojërave të fatit APEX.

Gjatë aksionit Fundi i Marrëzisë shumë kompani janë gjobitur për shkelje ligji dhe mospagesa detyrimesh.Një prej tyre ka qenë edhe kompania e mësipërme.

Këtu kanë nisur përplasjet e para mes znj.Sufali dhe deputetit socialist Xhafa.

Burime nga grupi parlamentar i PS-se pranojnë për DITA se ky i fundit ka kontaktuar në mënyrë të përsëritur Sufalin për ti kërkuar një takim të posaçëm me vëllanë e tij.Takimi është kryer por Sufali nuk ka rezultuar të ketë favorizuar më pas kompaninë, madje në takime të ngushta është mbrojtur me arsyetimin që mbylljet dhe gjobitjet kanë përfshirë të gjithë dhe nuk duhet të ketë dallime partiake.Ka gjasa që ky konflikt i mëhershëm është në bazë të nervozizmit të z.Xhafa që prodhoi incidentin e sotëm me Sufalin.Në komision po diskutohej projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”. Pas ndërhyrjes së ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, tensioni është ulur

SHKARKO APP