Çfarë i kanë vjedhur hajdutët në shtëpi Spiropalit, që nuk e denoncon në Polici?

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka një shpjegim ndryshe në lidhje me deklaratat e ministres Elisa Spiropali se socialistët po përgatiten për mandatin e tretë.

Sipas Palokës, shkaku lidhet me vjedhjen e shtëpisë së Spiropalit në fillim të këtij viti.

Përmes një postimi në Facebook, ndërsa shtron pyetjes se përse i duhet Spiropalit një mandat i dytë, Paloka shkruan se në fillim të janarit të këtij viti, ministres i kanë hyrë hajdutët në shtëpi.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Edi Palokës:

Pse i duhet Elisës një mandat i tretë ?

Mos vallë sepse në janar të këtij viti i hynë hajdutët në shtëpi?

Po nëse i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici?!!

Çfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës , ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëjë denoncim në polici?!!

Prandaj i duhet një mandat i tretë, që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët?

SHKARKO APP