Çfarë makthi e shqetëson Berishën, që shpërtheu sot?

Nga Spartak Ngjela/Sa më shumë i qasesha fushës’ luftës,

Vrehej errej zemra ime. (Gavril Dara)

Kjo po i ndodh edhe Saliut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka humbur në thellat e shqetësimit makth – Reforma në Drejtësi do të “pagezohet” nga Xho Bajdeni, zv. presidenti amerikan, i cili sigurisht që do të flasë në Parlament pikërisht për këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po Saliu, çdo të bëjë?

Asgjë. Ky është makthi që shpërtheu sot në Parlament.

Pse? Është e pamundur që tabori i tij të mos marrë pjesë në pagëzimin e reformës.

Ka përfunduar gjithçka. Shpresa po vjen drejt formimit të saj real për shqiptarët.

Një popull që ka pesëqind vjet që mbijeton në padrejtësinë e imponuar, ka të drejtë të mos shpresojë.

Por sot ndihet pranë krijimit të shpresës reale që edhe shqiptarët do të hyjnë më në fund në udhën e arsyes për drejtësinë e tyre.

Drejtësia shqiptare ù pagëzua nga zv. presidenti amerikan: kështu do shkruhet në historinë tonë.

E pra, gjithçka e mirë po vjen bashkë me klitmat dëshpëruese të abuzuesëve, e sidomos të Sali Berishës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?