Çfarë ndodh nëse të vjen në zyrë Shkëlzeni dhe kërkon pallat? Rakipi pyet Këlliçin për “baballarët” në hije

Ylli Rakipi ka pyetur Belind Këlliçin, kandidat në primaret e PD për Tiranën, se ç’do të bëjë me “baballarët” në hije, pra Metën dhe Berishën, në rast se ai fiton.

I ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi tha se në rast se fiton primaret dhe më pas mund Veliajn, kryetar do të jetë ai dhe askush tjetër nuk do të ketë influencë në vendimarrje, përveç qytetarëve.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: E zëmë se fitove ti. Dy “baballarët”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, shumë njerëz mendojnë se këta të dy, do të jenë kryetarët e Bashkisë në hije. Ti çfarë ju thua qytetarëve?

Belind Këlliçi: Pronarë të Tiranës do të jenë qytetarët. Unë kam një fytyrë, si kur vij këtu, si kur dal në rrugë, si kur shkoj para familjes time, si kur shkoj te ata njerëz që më njohin të gjithë jetën. Nëse zgjidhet Belind Këlliçi, kryetar i Bashkisë së Tiranës do të jetë Belind Këlliçi.

Ylli Rakipi: Si do bësh ti, sikur Berisha apo Meta, apo Shkëlzeni vjen edhe thotë dua këtë pallat? Siç ndahen gjërat këtu, kullat… Ti si do të bësh në këto raste?

Belind Këlliçi: Jam i vendosur, të mos lejoj asnjë ndërtim asnjë metër katror, as në park, as në toka shtetërore, apo edhe lulishtet për ti kthyer në pallate. Është vendim i imi i prerë.

SHKARKO APP