Çfarë paralajmëroi në 2017? Manjani: Janë futur për qokat e pushtetit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke marrë shkas nga denoncimi që emisioni ”Stop” i bëri një ish-të shkarkuari që do të të bëjë Vettingun, shkruan se këtë gjë e ka paralajmëruar në 2017. Ai shton se personat që do bëjnë Vettingun, kanë hyrë për hesap të qokave të pushtetit.
”Emisioni Stop, mbrëmë denoncoi një ish-të shkarkuar, që do bëjë vetting! Çudi pra! Më 18 shkurt 2017 e kam paralajmëruar…Nuk është vetëm Ai! Ka të tjerë aty, që janë futur vetëm për të larë hesape personale dhe qokat e pushtetit!”,-shkruan Manjani.

KOHA JONË SONDAZH

